Padi për dhunën dhe bakllava në Kuvend/ PS nuk tërhiqet, por ofron dialog ndaj PD

Një padi penale ndaj demokratit Bledion Nallbati, të cilin e denoncuan në SPAK me akuzën “goditje për shkak të detyrës”, pas grushtit ndaj socialistit Vullnet Sinaj është hapi që merr PS-ja. Për të majtët, tentativat e opozitës për të penguar zhvillimin normal të komisioneve dhe seancave parlamentare, janë për shkak të problemeve të brendshme të PD.

Deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi thotë se grupi parlamentar demokrat nuk e ka seriozisht ngritjen e komisioneve hetimore. “Të ndryshojnë objektin e komisionit dhe ta pranojnë. Por nuk mund të hetojnë çdo gjë që duan ata”. Mazhoranca është e hapur të dialogojë me opozitën për të gjetur një zgjidhje politike situatës së krijuar. “Ne jemi të hapur të dialogojmë”.

Por bllokimineve të opozitës, duket deputetët e Komisionit të Ekonomisë nuk e kanë marrë shumë seriozisht, duke i përshëndetur kolegët demokratë me bakllava nga kafja ngjitur me Kuvendin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?