Padia e PD, Xhaçka: Inkurajoj SPAK-un ta hetojë me përparësi

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka reaguar pas padisë së dorëzuar nga PD në SPAK që hedh akuza për korrupsion me tenderin e ushqimeve. Xhaçka shprehet se e mirëpret këtë padi dhe inkurajon PSKA ta hetojë me përparësi.

Ajo thotë se është bërë çdo gjë sipas ligjit e procedurës duke i cilësuar akuzat e PD ‘rivënie në skenë e versionit më të fundit të Babales’.

“E mirëpres padinë e PD dhe e inkurajoj SPAK që ta hetojë me përparësi këtë akuzë sepse sot qytetarët kanë shumë nevojë për qartësi. PD ka të drejtë kur thotë që do të ishte veçanërisht e ulët e kriminale nëse një ministër do të përfitonte nga pandemia për të bërë korrupsion. Por është po aq e ulët e imorale në qoftë se opozita e një vendi në kohë lufte, jo vetëm s’kontribuon në përpjekjen e përbashkët për të mundur armikun e për të shpëtuar jetë, por vazhdon me shpikje të modelit ‘Babale’ në një përpjekje për të sabotuar luftën, e minuar përpjekjen tonë të përbashkët për t’i bërë ballë me sa më pak humbje e vuajtje armikut të padukshëm! I takon SPAK të hedhë dritë mbi këtë çështje me të gjithë urgjencën që dikton situata e luftës ku jemi. Kemi bërë çdo gjë sipas ligjit e procedurës dhe jam optimiste se në fund të hetimit qytetarët do të kuptojnë qartë si drita e diellit se kjo akuzë s’është veç rivënia në skenë e versionit më të fundit të Babales”, deklaron Xhaçka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?