Padia e Ramës, gjykata dënon me 200 mijë lekë gjobë Palokën

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka është dënuar sot nga Gjykata e Lartë për shpifje ndaj kryeministrit të vendit Edi Rama. Ajo e ka dënuar deputetin e djathtë me 200 mijë lekë të reja gjobë. Ndërsa për akuzën e fyerjes, ai është shpallur i pafajshëm.

Gjatë fjalës së tij, Paloka u mundua ta kuptonte gjykatën duke thënë se ajo është vënë nën presion, ndërsa nuk ngurroi të thoshte se nuk i hiqte asnjë presje deklaratave të tij për kryeministrin.

“Ai është denoncuar dhe njihet si përdorues i drogave të rënda si dhe tabulatet e telefonike. Nuk u pranuan nga gjykata, nuk do ta vija në akuzë se e kuptoj situatën ku ata gjenden, një situatë presioni dhe alarmi…Nuk e prisja vendimin, shpresoja që Gjykata e Lartë nuk do vihej nën presion. Kjo gjobë mua do më rëndojë, por këtu nuk bëhet fjalë për lekë, por për moral. Unë them me bindje se gjithçka është thënë është e vërtetë, madje dhe më shumë”, ­tha Paloka pas vendimit të gjykatës. 

SHKARKO APP