Padia e Ramës për Haradinajn, ish-deputetja: Kur je edhe në delir edhe peng, të merr lumi

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka reaguar pas padisë që kryeministri shqiptar Edi Rama ka ngritur ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ajo shkruan në një potim në Facebok se “kur je, edhe në delir edhe peng, të merr lumi.”

“Si do u dalë përpara qytetarëve të Kosovës, për të cilët Ramush Haradinaj, përfaqëson heroin e luftës, figurën e rëndësishme i cili dha shumë, për lirinë e Kosovës”,- vijon Pampuri.

Postimi i plotë:

Kur je, edhe në delir edhe peng, të merr lumi…

Pikërisht në ditën e masakrës së Reçakut, Edi Rama, padit Ramush Haradinajn. Në vijim të shkeljes së çdo norme mbi marrdhëniet, dhe ekuilibrat brenda një kombi, Edi Rama, guxon sërish. Si do u dalë përpara qytetarëve të Kosovës, për të cilët Ramush Haradinaj, përfaqëson heroin e luftës, figurën e rëndësishme i cili dha shumë, për lirinë e Kosovës. Kujt do t’i fshihesh me parë Edi Rama. Çdo ditë po shkel norma, parime, të drejta, ligje, po cenon marrëdhënie e figura të rëndësishme të kombit.

SHKARKO APP