Padia kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Dashamir Shehi tregon se çfarë i kërkojnë Kushtetueses

Pasi u dorëzua në Gjykatën Kushtetuese padia nga partitë e vogla opozitare sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor,  kreu i LZHK, Dashamir Shehi tha se mbyllja e listave nuk i bën keq vetëm partive të vogla, por mbi të gjitha demokracisë në Shqipëri.

”Padia pretendon kthimin në atë interpretim që i ka bërë Gjykata Kushtetuese pas zgjedhjeve të shkuara, që listat duhet të jenë të hapura. Praktikisht, me marrëveshjen që u bë mes PS-PD, listat u mbyllën me ligj. Ne nuk kërkojmë asgjë tjetër veçse të jemi në kushtet të barabarta me partitë e tjera dhe i kemi ankimuar dy tre element. Ne kërkojmë që ato parti që kërkojnë të mbajnë listat e mbyllura le t’i mbajnë. Kjo është çështje partie. Ato që duan t’i hapin, le të kenë mundësinë që t’i hapin. Nuk është puna se kjo i bën dëm partive të vogla, por kjo i bën dëm demokracisë në Shqipëri”, u shpreh Shehi në A2 CNN.

Për të kjo betejë po bëhet edhe për të dhënë një sinjal politik. ”Ne e kemi çuar këtë marrëveshje në Kushtetuese edhe për të dhënë një sinjal politik: Shqiptarët duhet ta dinë, kjo marrëveshje, ky lloj ligji ka disa autorë dhe nëse është i gabuar, duhet të ketë edhe disa fajtorë. Nuk mund të fshihemi pas gishtit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?