Padia ndaj Dvoranit dorëzohet në SPAK. Meta: Fakte të reja edhe për persona të tjerë të implikuar në grushtin e shtetit
Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar sot në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion shtesën e kallëzimit penal për kreun e KED, Ardian Dvorani.
Në faqen zyrtare të Presidencës janë publikuar dokumentet shtesë që faktojnë shkeljet ligjore të KED dhe institucioneve të tjera të qeverisë, me qëllimin final kapjen e Gjykatës Kushtuese.
Në një mesazh në Facebook, Presidenti Meta bënë me dije se veç Dvoranit pritet të dalin fakte të reja në dritë, për persona dhe zyrtarë të tjerë të implikuar në skemën e grushtit të shtetit dhe kapjen e institucioneve të vendit.
“Të dashur qytetarë, Pasi u njoha me provat e reja tronditëse të angazhimit të tij në grushtin e shtetit, sapo kam firmosur shtesën në kallëzimin penal ndaj z.Ardian Dvorani.
Fakte të reja pritet të dalin në dritë edhe për persona të tjerë të implikuar në grushtin e shtetit, të cilët nuk do munden t’i shmangen përgjegjësisë për konsumimin e veprave të rënda penale.
Ju garantoj se GRUSHTI I SHTETIT DO SHPARTALLOHET NË MËNYRËN MË SHEMBULLORE!”,- shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij.
Lexoni edhe…
Meta informon Bashën: Do bëj çdo gjë për ta shpartalluar grushtin e shtetit
Një shpjegim i thjeshtë i Grushtit të Shtetit të Rilindjes (FOTO)
“Edhe me tanke po erdhën për të më shkarkuar, do të marrin përgjigjen e merituar!”