Padia për gradat e policëve, Gjykata shpall moskompetencën

Gjykata Administrative shpalli moskompetencë për kërkesë-padinë e bërë nga sindikata e Policisë së Shtetit që kërkonte të njihej e drejta e fituesve të gradës “Komisar” në konkursin e zhvilluar më 7 Nëntor. Ky konkurs u anulua disa ditë më pas me një urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Kreu i policisë së Shetit, Ardi Veliu kishte udhëruar anulimin e testimit, por nuk kishte dhënë shpjegime për vendimin e tij, duke ngritur dyshime te konkurentët fitues. Ndërkohë për të njëjtën çështje, u depozituan në Prokurorinë e Tiranës shumë ankesa nga konkurentët e gradave “Kryekomisar” lidhur me parregullsi ne konkursin e zhvilluar edhe në 12 Nëntor.

Prokuroria e Tiranës kërkoi shpjegime nga numri një i policisë Veliu, zëvëndsa e tij, Aida Hajnaj si edhe nga kreu i akademisë së Sigurisë Bilbil Mema për mënyrë se si u krye testimi. Sipas pretendimeve të aplikantëve, të cilët kanë bërë kallëzimin në prokurori, ata pohojnë se rregullorja për gradën “Kryekomisar” ndryshoi formatin e testit pak minuta para nisjes së konkursit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Verifikimi ka nisur në bazë të nenit 248 të Kodit Penal për “shpërdorim detyre”, ku disa nga konkurentët dyshohet se janë favorizuar e disa të tjerë kanë paguar për të fituar në dy konkurset e zhvilluara për gradat “Kryekomisar” dhe “Komisar”, në datat 7 dhe 12 Nëntor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?