Padia për Imamin, Kodheli kërkesë gjykatës: Dosja të rihetohet

Kjo është kërkesa që ministrja aktuale e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, i ka drejtuar sistemit të drejtësisë, pasi organi i akuzës vendosi të pushojë hetimet për çështjen në fjalë.

Konkretisht në kërkesën e saj drejtuar gjykatës së Tiranës, argumentohet fakti se shkeljet ligjore te ish-ministrit Imami i sollën shtetit një dëm ekonomik kolosal dhe se ai së bashku me zyrtarët e tij duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore për shkeljet e kryera.

Duke shtuar më tej se prokuroria ka marrë një vendim të gabuar dhe ka argumentuar jo ligjërisht faktet e paraqitura në dosje.

Prandaj ministrja i kërkon asaj që të mbledhë prova dhe dëshmi të reja të cilat do të shërbejnë sipas saj, për zbulimin e të vërtetës rreth abuzimeve të pretenduara nga ministria, përsa i përket shkeljeve të ish-ministrit Arben Imami.

 

SHKARKO APP