Padia për shpifje për emisionin ”Piranjat”, Veliaj: Do habiteni kur të mësoni kush është i lidhur me iranianët

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një intervistë për Euronews, ka deklaruar se intervista e sajuar nga emisioni ”Piranjat”, lidhur me deklarimet e një shtetasi Italian, është një inskenim nga njerëzit e Ilir Metës, të cilët do të përballen për shpifjet në gjykatë. Ai shtoi se në fakt, opinioni publik do të habitet kur të mësojë shumë shpejt se kush është i lidhur me iranianët.

“Të gjithë janë paditur sepse intervistën nuk e ka bërë gazetari. Ai ka marrë vetëm rolin e një ‘killeri’ me pagesë sepse është e vërtetuar shkencërisht, dhe po të jeni të vëmendshëm, intervista është me voice over.

Intervistën e ka bërë dikush tjetër, por kanë qenë të pakujdesshëm në montazh, kurse gazetari aty është i kontraktuar si ‘vrasës’ me shirit magnetofoni. Në atë rast, ai nuk ka bërë gazetarin. Ajo intervistë është bërë nga pronari i ‘Piranjave’, është e provuar edhe nga ana laboratorike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pronari i Piranjave është operativ politik i Ilir Metës, ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, është në SPAK për disa akuza dhe afera. Nëse një gazetar nuk ka bërë vetë intervistën, por është marrë i kontraktuar për të bërë këtë ‘vrasje’ mediatike, do të duhet të japë llogari për këtë dhe ka bërë një gjë shumë të rëndë”, theksoi Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?