Paditë e PD dhe LSI për qarkun e Durrësit, Kolegji Zgjedhor i rrëzon
Aktualitet E Mërkurë, 9 Qershor 2021 16:20
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar një tjetër padi të bërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kjo përsa i përket parregullsive të raportuara gjatë zgjedhjeve të 25 Prillit në qarkun e Durrësit. PD dhe LSI kërkuan që zgjedhjet të shpallen të pavlefshme, dhe të ripërsëriten. Kjo padi është hedhur poshtë nga Kolegji Zgjedhor me pretendimin se këto kërkesa janë të pabazuara në ligj.