Paditë në Gjykatën e Arbitrazhit. Shqipëria rrezikon të humbasë 1,3 miliard euro

Kompanitë e huaja që kanë paditur Shqipërinë në gjykatat e arbitrazhit kërkojnë 1 miliardë e 356 milionë euro dëmshpërblim. Avokatura e Shtetit ka qenë hermetike për të bërë transparente paditë ndaj Shqipërisë, por një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka nxjerr në dritë, batërdinë e arbitrazhit dhe humbjet e mëdha që rrezikon Shqipëria nga këto gjyqe.
Sipas auditit, aktualisht ndaj Shqipërisë ka 9 padi aktive në gjykatat e arbitrazhit, për të cilat pritet dhënia e vendimit. Dy prej tyre i përkasin kompanive të lidhura me biznesmenin italian Francesco Beccheti. Për njërën nga çështjet, Gjykata ndërkombëtare për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të investimeve e ka dënuar Shqipërinë 110 milionë euro. Por ky vendim nuk quhet ende përfundimtar pasi Shqipëria e ka ankimuar dhe procesi vazhdon, raporton Top-Channel
Por veç dy padive nga kompanitë e italianit, kundër Shqipërisë janë edhe 7 gjyqe nga kompani të tjera. Pjesa dërrmuese e tyre janë kundër ministrisë së energjisë dhe agjencive në varësi të saj.
Ndaj ‘AlbPetrol’ dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore janë dy padi aktive në arbitrazh, ku pretendimi i kompanive është për dëmshpërblim mbi 110 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?