Paditi anëtarët e KIZ për procesin zgjedhor gjatë pandemisë, Prokuroria rrëzon rektorin e UT, Mynyr Koni

Prokuroria e Tiranës vendos të mosfillojë procedimin penal ndaj anëtarëve të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) të kallëzuar nga Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni se kishin filluar veprimet për procesin zgjedhor në kundërshtim me urdhëresat dhe aktet ligjore në fuqi gjatë pandemisë, si dhe në kundërshtim me urdhrat dhe porositë e rektorit.

Sipas prokurorisë, kallëzimi i Konit nuk përmban elemente të veprës penale, prandaj s’do të nisë procedimi penal ndaj Majlinda Ketës dhe anëtarëve të tjetë të KIZ, Bernard Dosti, Oriona Muçollari, Ardian Doka, Eglantina Gishtisi.

Në kallëzimin e rektorit Koni ata akuzoheshin për “shpërdorim të detyrës” dhe “kryerje funksioni pas dhënies fund të tij”. Kujtojmë që para se t’i kallëzonte penalisht, Koni i ka shkarkuar të sipërpërmendurit edhe nga detyra.

SHKARKO APP