“Padyshim që javët e ardhshme do të ketë rritje të rasteve”, ja çfarë thotë Brataj për shtrëngimin e masave

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka deklaruar ditën e sotme se numri i rasteve të reja ditore do të rritet më tej në 2 javët në vazhdim.

Duke folur në një emision për mediat vendase, Brataj u ndal dhe të shtrëëngimi i mëtejshëm i masave, duke lënë të hapur mundësinë që kjo gjë të ndodhë nëse numri i rasteve ditore rritet shumë.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Si e parashikoni situatën, dy javët e ardhshme do të ketë ulje apo rritje të rasteve të reja?

Brataj: Javët e ardhshme do të kemi rritje padyshim.

Pyetje: Do të ketë shtrëngim masash?

Brataj: Kjo mbetet për t’u parë, në varësi të gjendjes së sistemit shëndetësor. Nëse rastet shtohen shumë dhe spitalet mbushen dhe rrezikohen resurset, patjetër që do të ketë shtrëngim masash. Pra lehtësimi, shtrëngimi apo mbatja konstant e masave anti-covid varet nga vetë njerëzit. Nëse respektojnë masat atëherë shifrat nuk do të rriten dhe nuk do të ketë shtrëngime.   

SHKARKO APP