”Paga e luftës”/Denaj: Naftëtarët e Ballshit e kanë në llogari

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, në seancën e kësaj të enjte, tha se naftëtarët kanë në llogaritë e tyre pagën e luftës. ”Sqaroj edhe naftëtarët e Ballshit. Çdo naftëtar ka pagesën sipas aktit normativ. 85% e bizneseve janë mbështetur nga paketat. Sot firmosim me bankat marrëveshjen për garancinë e dytë sovrane për bankat. Jemi duke punuar për programin e rimëkëmbjes. Tre projektligjit janë konsultuar me ndërkombëtarët. I pari për tregun e kapitaleve, përbën një domosdoshmëri për të nxitur zhvillimin dhe e integritetit. Plotëson kuadrin rregullator. Kjo lidhet edhe me integrimin, është hartuar në përputhje të plotë. Projektligji për përmirësimin e zonave të biznesit, sjellin një model të suksesshëm për të nxitur sipërmarrjen, zhvillim ekonomik”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?