“Paga e luftës”, fluks në bankat e nivelit të dytë

Qeveria “Rama2” ka premtuar paga të luftës për vetpunësuarit e mbetur pa punë nga Covid-19 dhe kërkesat për aplikim kanë krijuar radhë të gjata në bankat e nivelit të dytë.

Shkak është bërë nevoja për të hapur numra llogarish personale për kalimin e shumës së barabartë me 26 mijë lekë të rinj. Përveç punonjësve, llogari personale duhet të hapin edhe të vetpunësuarit, ndonëse kanë aktive llogarinë e biznesit të tyre. Siç ndodh zakonisht, nuk mungojnë edhe qytetarët e paqartë për situatën.

Pagën e luftës e përfitojnë vetëm të vetpunësuarit dhe punonjësit e papaguar të familjes, si edhe të punësuarit e subjekteve që janë mbyllur për shkaka të emergjencës Covid-19. Prej saj nuk përfitojnë personat që kanë punuar në te zezë, pa u deklaruar si punonjës në organet tatimore.

SHKARKO APP