“Paga e luftës”/Qeveria “hap thesin”, jepet rroga minimale

Pas masave shtërnguese dhe të pezullimit të jetës së lirë, qeveria “Rama 2” bëri me dije se për personat që kanë mbetur pa punë për shkak të këtyre masave. Qeveria ka vendosur që të paguajë rrogën minimale. Në Fletoren Zyrtare u publikua akti normativ i radhës, i cili parashikon se për bizneset me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë, shteti do të paguajë për personat e vetëpunësuar apo të punësuar rrogën minimale, pra 26 mijë lekë të reja. Bëhet me dije se shtrirja e efekteve të këtij vendimi do të jetë për sa kohë do të zgjasë pandemia por jo më gjatë se 3 muaj.

Si do të mund të aplikohet për të përfituar këtë shërbim?

I vetëpunësuari apo i punësuari duhet të aplikojë online tek drejtoria e tatimeve ku do të japë të dhënat e tij në mënyrë që të bëhet pjesë e listëpagesës së shtetit. Për bizneset që deklarimet i bëjnë një herë në tre muaj, do të merret për bazë deklarimi i bërë në fund të vitit 2019, ndërsa për bizneset që bëjnë deklarime mujore, do të merret për bazë ajo e muajit janar.

Efektet e këtij akti normative e kanë filluar zbatimin që nga sot, dhe do të mund të përfitojnë pagën e muajit prill, që është shpallur nga shteti edhe si gjendje e fatkeqësisë natyrore dhe kosto e përllogaritur nga buxheti i shtetit shkon mbi 45 milionë euro.

Të gjithë ata punonjës të bizneseve që përfitojnë nga paketa ekonomike e qeverisë do ta marrin pagesën direkt në llogarinë e tyre bankare. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Financave, Anila Denaj.

SHKARKO APP