“Paga e luftës”/Rama: Për berberët, punjonjësit e restoranteve

Përmes një video live në facebook, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga “paga e luftës” do të përfitojnë edhe berberët, punjonjësit e restoranteve, pra të gjithë ata që janë të siguruar dhe paguajnë taksa. “Për berberët që janë mbyllur dhe ata do të marrin pagën përkatëse, që po e studiojmë. Do të jetë pjesë e paketës së zgjeruar brenda 15 majit. Nuk ka të ardhura sikur ishin vjet, pasi shumë anëtarë të familjes sonë të madhe nuk punojnë. Masat nuk janë të tmerrshme, por të dobishme dhe për të marrë frymë. Sot 63142 familje kanë marrë ndihmën ekonomike dyfish. Është edhe një pjesë tjetër 6% i së tërës që paguhet nga bashkitë dhe që po lëvrohet dhe në pak ditë të gjithë do të marrin dyfishin e pagesës”.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/339299340386961/

SHKARKO APP