”Paga e luftës”/Rama: Sot shkoi për mbi 5600 biznese dhe 9500 punonjës
”Paga e luftës”, ka shkuar tek presonat e prekur nga pandemia e Covid-19 dhe ekonomia i’u është dëmtuar. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook, ka bërë një bilanc të rezultateve të masave mbështetëse të bizneseve dhe familjeve në nevojë nga pasojat e pandemisë së koronavirusit. Kreu i qeverisë, bën me dije se sot kanë përfituar atë që ai cilëson si pagën e luftës “9,506 punonjës e të vetëpunësuar dhe mbi 5,600 biznese”, në formën e mbështetjes së drejtpërdrejtë. Kjo është pjesë e mbi 36 mijë bizneseve me më pak se 140 mijë dollarë në vit, që kanë aplikuar pranë Drejtorisë së Tatimeve. Për të papunësuarit e tjerë, sipas Ramës, po mendohet për “mundësitë për të adresuar hallin e tyre në Paketën e Zgjeruar”.