“Paga e luftës”, Rama tregon se kur e merr biznesi i vogël
Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama, në video mesazhin e tij u shpreh i revoltuar me sjelljen e shqiptarëve, teksa ka përsëritur se jemi në luftë. Nga ana tjetër, Rama tha se në fillim të prillit biznesi i vogël me pagën e luftës ashtu si edhe ndihma ekonomike e dyfishuar për familjet në nevojë.
“Ne po bëjmë maksimumin e mundësive tona. Po të ishte dëshira dhe jo mundësia do kisha bërë shumë më tepër. Punon në të zezë dhe do lekë se je i papunë. Por si bëhet kjo kur nuk do të denoncosh as se në cilin biznes ke punuar. Pse nuk i pyesni ata në Itali çfarë fuqie ka fuqia e 5 ekonomike e globit sot. Ankoheni e shani pa pikën e vetëpërmbajtjes për pensionistët që nuk dinë të aplikojnë online. Pensionistët nuk aplikojnë dot sepse nuk do iu lejohet të dalin fare nga shtëpia. Ata që janë të vetmuar do t’i ndihmojmë ne. Ju thashë të gjithë do iu ndihmojmë me pagën e luftës të tërë ata që janë në shtëpi se iu është mbyllur biznesi i vogël dhe javën e parë të prillit do të marrin lekët. Ju thashë se do iu dyfishojmë ndihmën ekonomike, dhe ata në javën e parë të prillit do të marrin lekët. Ju thashë që në hyrje të prillit do indeksojmë pensionet do japim 20 mln euro plus për pensionistët. Si e keni hallin që rrini në shtëpi me një iPhone në dorë s’keni pensionistë dhe ankoheni për pensionistët”.