“Paga e luftës”, zv/ministrja e Financave: Po rishikohen të gjitha refuzimet

Të gjitha ato biznese që janë refuzuar për të marrë pagën e luftës po rishikohen nga administrata tatimore. Lajmin e bëri të ditur zv/ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Belinda Ikonomi në një intervistë për RTV Ora.

Sipas saj, deri tani nga paketa e parë është miratuar paga e luftës për 55 mijë punonjës.

Belinda Ikonomi: Siç është thënë që në fillim kanë qenë rreth 30 mijë biznese, rreth 60 mijë të punësuar që kanë qenë përfitues së pagës së luftës.  Aktualisht sipas të dhënave më të fundit janë miratuar aplikimet për 55 mijë punonjës. Pra jemi pothuajse në përfundim të paketës së parë dhe rreth 52 mijë janë dorëzuar për të kryer pagesën te thesari. Ka pasur shumë aplikime, ka pasur aplikime përtej parashikimeve. Administrata tatimore ka filluar rishikimin e të gjitha refuzimeve. Pra të gjitha kërkesat që janë refuzuar por rishikohen edhe njëherë, për të bërë edhe njëherë verifikimet nëse ka ndonjë mundësi që përsëri të jetë bërë ndonjë gabim dhe ai subjekti i refuzuar të jetë përfitues. Pra këtë verifikim është duke e kryer dhe në një periudhë të shpejtë besoj se de e përfundojë për ta përmbyllur paketën e parë dhe për të filluar te paketa e dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, paketa e dytë ku do të përfitojnë 176 mijë punonjës, numri dy i Financave dhe Ekonomisë tha se sot të gjitha bizneset do të njoftohen me një email për mënyrën e aplikimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Belinda Ikonomi: Me paketën e dytë janë rreth 54800 biznese dhe rreth 176 mijë punonjës që do jenë përfitues. Me paketën e dytë ditën e sotme të gjitha subjektet që janë përfituese do ti vijë një njoftim me email nga sistemi tatimor. Aty do të njihen me të gjitha procedurat për të përfituar nga paketa e dytë. Do jetë formulari përkatës. Procedura është e thjeshtë. Ndërkohë nga ana tjetër një thirrje për të gjithë këto biznese që nuk i ka shkuar ky email kanë të drejtë të ankohen dhe strukturuat tatimore duhet patjetër të bëjnë verifikimet e duhura për të parë arsyen pse nuk i ka shkuar email. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?