Paga minimale, PL: Rama na tund pasaportën europiane, por jemi të varfër në krahasim me fqinjët

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka pasqyruar statistiksat e fundit të publikuara nga EUROSTAT mbi pozicionimin e Shqipërisë në rajon në raport me vendet e tjera mbi pagën minimale në vend. Për të këto rezultate ia faturon qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke gjetur si shkak mosrritjen e pagës minimale në vend që prej vitit 2023.

Postimi i plotë

Shqiptarët janë më të keqpaguarit në Europë. Paga minimale në Shqipëri është vetëm 408 euro, sipas EUROSTAT. Kjo do të thotë që familjet shqiptare me të ardhura të ulëta janë më të varfrat në kontinent.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është e qartë që krahasimi me Europën është i vështirë, edhe pse kryeministri ua tundi para fytyrës pasaportën europiane shqiptarëve të varfër. Por edhe krahasimi me fqinjët na tregon se jemi të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria-408 euro

Mali i Zi-670 euro

Serbia-618 euro

Maqedonia e Veriut-584 euro

Bosnjë-Hercegovinë-511-600 euro

Paga minimale në Shqipëri nuk është rritur që nga viti 2023. Ndërkohë, çmimet janë dyfishuar. Kemi pagat më të ulëta në Europë dhe çmime mbi mesataren e BE. Konsumi ka rënë, sepse fuqia blerëse ka rënë dukshëm. Në Shqipëri sot ka mijëra familje që nuk sigurojnë dot ushqimin bazë, ndërkohë që 60% e shqiptarëve nuk përballojnë dot as një javë pushime. Qeveritë e vendeve fqinje i kanë rritur dukshëm pagat minimale dy vitet e fundit.

Serbia, rritje me 34%
Mali i Zi, rritje me 25%
Maqedonia e Veriut, rritje me 20%

Ndërsa rritja e pagës minimale në Shqipëri për dy vitet e fundit ka qenë 0%, sepse para së gjithash, kjo qeveri mendon për xhepat e vet dhe të një grushti njerëzish, me të cilët ndan paratë e pasuritë e vendit!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?