Pagat e arsimtarëve – Sindikata: Rritja me 40%, jo në fund të mandatit

Rritja e pagës së mësuesve me 40% duhet të bëhet që në fillim të mandatit. Ky është pretendimi i sindikatës së arsimit.

Kreu i kësaj Sindikate, Nevrus Kaptelli shprehet për televizionin SCAN se hapat që po ndërmerr ministria për përmirësimin e cilësisë në arsim janë të domosdoshme por hapi i parë duhet të jetë rritja e pagave për të tërhequr të rinjtë më të talentuar të zgjedhin këtë profesion për studimet e larta.

Nëse kjo nuk ndodh që në fillim, atëherë sipas Kaptellit, përpjekjet për përzgjedhjen e nxënësve me mesatare më të lartë nuk vlen pasi ata nuk do të  tërhiqen nga ky profesion pavarësisht stimulimit të ministrisë për të financuar 100% arsimin e studentëve ekselent në fushën e edukimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rritja sipas Ministrisë së Arsimit do të fillojë që këtë vit me 5% por aktualisht paga e  mësuesve vijon ende të mbetet e njëjtë rreth 45 mijë lekë në muaj. Për vitin 2018 shuma që  do të shpenzohet për paga nga buxheti i kësaj ministrie kap vlerën prej rreth 33 miliard lekësh, ndërkohë që vetëm 3 miliardë lekë shkojnë për shpenzime të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?