Pagat e mësuesve, Vokshi i përgjigjet Ramës: I ke lënë në baltë, Shqipëria s’e ka luksin të rrijë edhe 4 vite në vendnumëro

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi i është përgjigjur Ramës duke i vënë në dukje se për 8 vite nuk i rriti pagat mësuesve.

Vokshi thotë se Rama i bëri vetëm një rritje 30 euro, pa shpërblime, ndërsa po u vjedh orët shtesë të pandemisë.

Ajo kujton se në ish-qeverinë e PD pagat e mësuesve u rritën 2 herë, dhe shpërblimi në fundvit ishte 100 mijë lekë, ndërsa tashmë me Bashën rrogat do të shkojnë të paktën 700 euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas saj, Rama i la në baltë mësuesit kurse PD do të investojë për ta, nxënësit dhe arsimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Edi Rama sot bëri një autogol në tentativën për të mashtruar publikun për programin tonë të arsimit. Në të vërtetë, tregoi se për 8 vjet, që nga 2013-2021, ai i la në baltë mësuesit dhe nuk i rriti pagat e tyre.

Janë 8 vjet dështime në arsim. 34 mijë mësues dhe familjet e tyre janë në vendnumëro me Edi Ramën.

Nuk ishte kështu më qeverinë e Partisë Demokratike. Ne i rritëm pagat mbi 2 herë. Shpërblimi në fund të vitit ishte 100 mijë lekë. Ndërsa Edi Rama, i mashtroi dhe i braktisi. Për 8 vjet i ka rritur pagat e mësuesve diku tek 30 euro, shpërblimi I fundvitit është harruar, ndërsa prej një viti u vjedh mësuesve edhe orët shtesë të pandemisë.

Mësuesit janë të lënë në baltë nga qeveria e Edi Ramës. Janë të tallur, të fyer, të stërmunduar dhe të keqpaguar. Këta ishin 8 vitet më të këqinj për arsimin, për nxënësit, për prindërit dhe për të gjithë vendin.

Janë 8 vjet në vendnumëro.  E gjithë Shqipëria është në vendnumëro për shkak të dështimeve të Edi Ramës.

Shqipëria nuk e ka luksin të rrijë edhe 4 vjet të tjera vend numëro me Ramën. Ka ardhur koha për ndryshim, sepse ata që e lanë në baltë Shqipërinë, nuk mund ta çojnë drejt suksesit.

Në qeverinë e Lulzim Bashës do të garantojmë që paga e mësuesve të jetë të paktën 700 Euro. Duke investuar për arsimin, ne kemi investuar për fëmijët tanë dhe për të ardhmen e tyre të sigurtë.

Më 25 prill, Edi Rama do të humbasë dhe do të fitojë Shqipëria!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?