Pagat e pedagogëve shqiptarë më të ulëta në rajon, Mali i Zi kryeson me 1830 euro

“Meqë ora mësimore është e shenjtë, përse paguhet 5 euro?”. Me këtë pankartë dolën në protestë pedagogët këtë të mërkurë, të cilët kërkojnë rritje të pagave dhe plotësim të kushteve ose në të kundërt paralajmërojnë bojkot të orëve mësimore.

Rritjet e pagave për personat që mësojnë elitat kanë qenë të rralla përgjatë viteve, gjithmonë të vonuara dhe gjithmonë e më pak të ndjeshme në xhepat e tyre. Titulli akademik “Profesor” sot paguhet në arsimin e lartë 80,300 lekë. Nga viti 2005, kur paga ishte 56 mijë lekë, rritja është nën çdo llogaritje të shtrenjtimit të jetesës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo pagë aktuale, vlerësohet si më e ulëta në rajon, ku Kosova ka rrogën mesatare më të ulët në 850 euro, ndërsa Mali i Zi kryeson me 1,830 euro, apo mbi trefish.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërkesës së pedagogëve për një rritje me 50%, i vjen kundër oferta e kryeministrit për rritje 15%: ku shtetit do të paguajë 7%-shin. Efekti në buxhet për afro 950 pedagogët në universitetet publike do të ishte vetëm 600 mijë euro në rastin që propozon qeveria dhe 4.2 milionë euro në skenarin e synuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?