Pagat e policisë, Fishta: Prej muajsh policët nuk marrin dietat

Kreu i Sindikatës së Policisë, Sadedin Fishta, ngre shqetësimin e borxheve të prapambetura. Fishta thotë se që prej fillimit të pandemisë janë miliona lekë të dietave që policët nuk i kanë marrë dhe kjo ka rënduar direkte në xhepat e tyre në këtë kohë pandemie.

“E para, kjo është një kërkesë e vonuar e ministrit të Brendshëm. Dietat e punonjësve të policisë, është problemi numër një që ka ministri i Brendshëm, drejtori i Përgjithshëm dhe njëkohësisht edhe qeveria. Të rrinë një vit pa pagesë, nga janari e deri tani pa u paguar dietat punonjësve të policisë, është një paradoks”, tha Fishta.

Nga ana tjetër, ai nënvizon se në një vit elektoral si ai i 2021, puna e policisë do të shtohet dhe pagesat e kësteve të prapambetura janë nevojë emergjente.

”Ajo është më elementarja që duhet të bëj sot qeveria. Jemi para një fakti që jemi në një pandemi që sa vjen dhe rritet. Punonjësit e policisë, krahas detyrave që kanë sot, do shtohen edhe detyrat që kanë në bazë të ligjit për zgjedhjet vitin që vjen. Kështu që sërish parashikohet të ketë mbingarkesë pune për punonjnësit e policisë”,-tha Fishta.

SHKARKO APP