Pagat e targat dalin në shesh, qeveria kërkon të dhënat e të rinjëve
Në një kohë që vendi duhet të kishte shpallur emergjencën kibernitike për shkak të publikimit të të dhënave si pagat, ID-ja dhe targat, nendimi më i fundit i Këshillit të Ministrave parashikon krijimin dhe funksionimin e një regjistri ku do të mblidhen të dhënat e të rinjve. Ato ndahen në dy kategori, parësore dhe dytësoret. Këto të fundit janë ato që përbëjnë informacion konfidencial dhe shteti bën një zotim që ditët e fundit tingëllon gati qesharak.
“Garantimin e masave teknike dhe organizative të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrime të paligjshme, humbje aksidentale, për të mbrojtur aksesin ose përhapjen nga persona të paautorizuar, veçanërisht kur përpunimi i të dhënave bëhet në rrjet, si dhe nga çdo formë tjetër e paligjshme përpunimi”.
Kjo VKM pritet të hyjë menjëherë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare dhe miratohet nga qeveria në një kohë kur në rrjet janë hedhur të dhënat e 900 mijë qytetarëve shqiptar, që nga numri i kartës së identitetit, telefonit, paga e deri tek orientimi politik.