Pagat janë rritur! Të parët janë IT dhe më pas turizmi

Të gjithë sektorët e industrisë përfshirë edhe ndërtimin kanë rritur pagat për punonjësit në tremujorin e dytë të vitit. Në krye të industrisë për rritje pagash qëndron sektori i furnizimit me ujë dhe trajtimi i mbetjeve me 19%. Më pas vjen ndërtimi me 18%, sektori i energjisë elektrike dhe industria nxjerrëse dhe përpunuese renditen në fund.

Të gjithë sektorët patën rënie në shitje, ndërsa industria përpunuese dhe nxjerrëse përveç kësaj pati edhe ulje në numrin e punonjësve. Sektorët e tjerë që kryesisht janë monopole si energjia elektrike, furnizimi me ujë apo mbetjet patën rritje në punësim, por ulën shitjet dhe volumin e prodhimit, që tregon një mungesë të theksuar produktiviteti.

Ndërtimi ndërkohë shihet se vazhdon të ketë perfomancë pozitive, në shitje dhe rritjen e punësimit. Sa i përket shërbimeve, rritjet e pagave ishin edhe më të forta. Këtu kryesojnë kompanitë që veprojnë në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe agjencitë turistike. Specialistët e IT-së kanë pasur 43,4% rritje gjatë tremujorit të dytë, ndërsa ata në agjencitë e udhëtimit 39,9 % rritje. Edhe volumi i shitjeve pati rritje të konsiderueshme tek këto dy sektorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë tregtia, së bashku me bar restorantet dhe hotelet kanë pasur rritje pagash në një mesatare prej 24-27%. Sa i përket volumit të shitjeve në këto sektorë, edhe pse vendi përjetoi një bum turistik, tek hotelet dhe bar-restorantet rritja ishte e moderuar dhe varionte nga 4.4%-3.8%. /TCH/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?