Pagat në privat nuk po rriten, dështon strategjia e qeverisë
Reforma e qeverisë në sektorin shtetëror për rritjen e pagave me synim barazimin me ato të rajonit, por dhe nxitjen e privatit, e çoji nivelin e tyre në rang vendi në 71 mijë e 486 lekë. Sipas Institutit të Statistikave paga mesatare deri në tremujorin e tretë të 2023 u rrit me 16%.
Kjo reformë bëri që paga mesatare në shtet të arrinte në 84.3 mijë lekë. Shifrat thonë se kjo strategji nuk funksionoi tek bizneset, të paktën deri tani. INSTAT raporton se në tremujorin e tretë të vitit, pagat në privat kapën shifrën e 65.9 mijë lekë në muaj ose 18.4 mijë lekë më pak se në shtet ose thënë ndryshe 22% më e ulët.
Ndalur tek grup-profesionet, më të paguara rezulton se janë “Menaxherët, Ligjvënësit, Nëpunësit e lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë, por dhe forcat e armatosura, të cilat ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar.