Pagat në shesh, Bushati: Sistem i grabitur nga qeveria

Analisti Andi Bushati i ftuar këtë të enjte në emisionin “Open”, tha se databaza e publikuar me të dhënat e mbi 630 mijë shqiptarëve është sistem i grabitur nga qeveria.

“Nuk është një vjedhje të dikujt që grabit sistemin, është sistem i grabitur nga qeveria. Unë mbaj mend që në atë kohë.

Kam komunikuar me një person që më tha se kishte 5 vite pa ardhur në Shqipëri dhe më thoshte që kam komunikuar përmes e-albania, ku kam lënë edhe numrin tim.

Është banda e organizuar brenda shtetit. Këtë nuk e provoj dot, por mua më thanë që janë edhe pagat bashkë me të dhënat për patronazhistët dhe tani dolën që janë pagat dhe janë të janarit”, tha Bushati.

SHKARKO APP