Pajisja e Identifikimit Elektronik në Kukës, Celibashi: Jep siguri për një proces të rregullt

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se identifikimi elektronik jep siguri për zgjedhjet e 25 prillit. Pas demonstrimit të identifikimit elektronik në Kukës, ai tha se ky është një proces i thjeshtë dhe i sigurt.

”Pajisja e Identifikimit Elektronik, demonstrohet në Kukës. Sistemi i Identifikimit Elektronik të zgjedhësve në ditën e votimit, i thjeshtë në përdorim për votuesit dhe i sigurt. Sistemi i Identifikimit Elektronik, siguri për një proces zgjedhor të rregullt & të ndershëm”, shkruan Celibashi në rrjete sociale.

SHKARKO APP