Pajisja e nxënësve me tekste të reja – Këtë vit do të ndryshojnë librat për klasat IV, IX dhe XII

Ashtu sikurse edhe bashkëmoshatarët e tyre në vendet e Evropës, nxënësit e arsimit fillor dhe parauniversitar në vendit tonë, do të mësojnë me tekste të reja,  të  ndërtuara mbi një kurrikul të re dhe të marra nga shtëpi botuese si “Oxford”, “Cambridge” apo “Pearson.

Bëhet fjalë për klasat të IV ato të IX në arsimin 9 vjeçar dhe klasat e XII, në arsimin e mesëm.

Kurrikula e re, sipas ministrisë së Arsimit, synon ndërtimin e kompetencave të komunikimit, logjikës, qytetarisë etj, dhe është parë si një nevojë që do të ndihmojë mësuesit dhe nxënësit për të arritur ato kompetenca. Ky ndryshim vjen në kuadër të reformës në arsim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reforma në fjalë nisi që prej vitit 2015-2016, duke filluar me ndryshimin e teksteve të klasave të I dhe të VI, për të vijuar më pas në vitin 2017-2018 me klasat II, VII dhe të X.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që për vitin e ardhshëm shkollor pritet të ndryshojnë dhe tekstet për klasat e V-ta.

Referuar çmimeve, rezulton se prindërit duhet të paguajnë më shumë këtë vit por edhe për këtë ministria ka një përgjigje duke ju referuar ndryshimit në cilësi dhe garantuar se ky çmim i vendosur do të qëndroj i njëjtë në vitet në vijim dhe ndryshon vetëm sipas indeksimit të normës së inflacionit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?