Pajisjet e përgjimit që regjistrojnë politikanët në Shqipëri

Gazetari Artan Hoxha ka treguar në emisionin ‘Opinion’ disa pajisje regjistrimi audio dhe video në formë të një çelsi BMW X5, kopsash, vidash, çakmakësh, orash për të cilat tha se janë përdorur privatisht në qarqe politike.

Sa i takon çelsit  BMW X5, ai sqaroi: “Brenda saj vendoset një kartë telefoni dhe nga telefoni i personit që kontrollon pajisjen, degjohen bisedat. Hapet automatikisht dhe është pa pin derisa ti bie bateria dhe përgjon nga çdo cep i botës”.

Për kopsat, ai tregoi: “Kopsa vendoset tek rrobat,  për shembull në një pallto. Kopsa është me video dhe audio”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa për çakmakun, Hoxha shtoi se është video dhe audio dhe përgjon me cilësi të mirë dhe në distancë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Shqipëri ligjërisht përgjime bën Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Prokuroria, por nga mënyra se si sillen politikanët dhe zyrtarët shqiptarë, tregon se ata i tremben edhe përgjimeve nga të tretët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?