Pajtimi në PD, Luçiano Boçi: Ka një tejkalim ngërçi, të tërhiqet ankimimi në Apel

Grupi i deputetëve demokratë që janë rreth Alibeajt, vendosën që të gjejnë formulën e bashkëpunimit mes demokratësh dhe opozitës me qëllim që në zgjedhjet lokale të dalin me 1 kandidat. Ata kanë ngarkuar për negociata Gazmend Bardhin. Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi thotë se tashmë duket se ka një tejkalim të ngërçit.

”Ato që na bashkojnë janë proceset brenda PD. Rregullimet për të dalë me një draft për reformën territoriale që t’i shërbejnë publikut. Kemi disa gjëra për të biseduar. Është mirë që këto bisedime të konkludojnë në një qëndrim të përbashkët.

Është një bashkim vertikal dhe e kërkoi që ai të jetë i njëkohshëm edhe me horizontalin. Unë mendoj se edhe ngërçet e para, duket se ka një lloj tejkalimi ngërçi. Duhet pasuruar më tej sepse ka gjëra shumë të vogla, por që i shërbejnë bashkimit horizontal shumë, siç është pranimi në grupin parlamentar i deputetëve zyrtarisht.

Nëse do të kishte një akt të vërtetë bashkimi, atëherë është tërheqja e ankimimit. Në këtë moment unë nuk po them meqë u mor gishti i vogël hajde të marrim të gjithë dorën”.

SHKARKO APP