Pak ditë para nisjes së vitit shkollor, Shahini nxjerr videon: Ja si do zbatohet protokolli për kujdesin shëndetësor
Aktualitet E Enjte, 10 Shtator 2020 10:34
Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka publikuar mënyrën se si do të funksionojnë rregullat e reja për kujdesin shëndetësor të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit teksa 4 ditë na ndajnë nga nisja e vitit të ri shkollor. Shahini shkruan se zbatimi me përpikëri i rregullave dhe ndjekja e çdo protokolli për kujdesin shëndetësor, është mënyra më e mirë për të mbrojtur shëndetin e gjithsecilit. Video👇