Pak muaj në detyrë si ministre e Arsimit, kërkohet largimi i Evis Kushit

Detyrën e mori në detyrën e parë të nisjes së viti shkollor, por sot kërkohet dorëheqja e ministres së Arsimit, Evis Kushi. Aktivistët e ”Lëvizjes për Universitetin”, nuk i kanë pritur mirë deklaratat e ministres së Arsimit bërë ditët e fundit për protestën për vrasjen e Klodian Rashës nga policia, dhe për këtë i kanë kërkuar sot dorëheqjen.

Ata kanë hedhur bojë të zezë në drejtim të Ministrisë së Arsimit. Një ditë më parë ministrja Kushi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka sqaruar deklaratën e saj, për të cilën u shpreh se është nxjerrë jashtë kontekstit.

”Në çdo intervistë jam shprehur se i vlerësoj protestat si një ndër arritjet tona më të mëdha, e sa më e qetë e qytetare protesta, aq më e fortë kauza e saj. E ndërkohë pa dyshim jam shprehur kundër dhunës në protesta, kundër dëmtimit të pronës publike e private, e sidomos kundër keqpërdorimit të fëmijëve nëpër protesta. Për këta kemi të gjithë detyrimin që t’i edukojmë me vlerat më të mira të demokracisë, qytetarisë, paqes dhe tolerancës”,-tha Kushi.

SHKARKO APP