Paketa 5.8 miliardë lekë për 3 muaj, ministri Ahmetaj tregon kush qytetarë përfitojnë
Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, i caktuar nga kryeministri Rama edhe për hartimin e planit për masat kundër koronavirusit, ka publikuar në rrjetet sociale se cilët qytetarë do të përfitojnë nga “Paketa Financiare 2”, e miratuar nga qeveria për të ndihmuar qytetarët në situatën e krijuar nga koronavirusi.
Sipas Ahmetaj, do të përfitojnë 123.871 qytetarë, ndërsa efekti i paketës është mbi 5.8 miliardë lekë në tre muaj.
60.421 të punësuar dhe vetëpunësuar në biznese të vegjël me xhiro 0-14 milionë lekë në vit do të përfitojnë pagën minimale 26 mijë lekë/muaj.
Familjet që marrin ndihmë ekonomike do të përfitojnë dyfishin e pagesës aktuale të papunësisë.
Ndërsa 2700 individë me pagesë papunësie, do të përfitojnë dyfishin e pagesës aktuale të papunësisë.
Statusi i Arben Ahmetaj:
#TiNukDoJeshKurrëVetëm
“Paketa Financiare 2”
Përfitojnë 123,871 qytetarë. Efekti i paketës, është mbi 5,8 miliardë lekë, në tre muaj.
60,421 individë, të punësuar e vetëpunësuar në biznese të vegjël me xhiro 0-14 milionë lekë ne vit, përfitojnë pagë 26 mijë lekë/muaj.
Po kështu brenda kësaj kategorie përfitojnë edhe 30 mijë të punësuar, të cilët kanë deklaruar pagë 0. Edhe ata do të përfitojnë pagë 26 mijë lekë/muaj.
Rreth 70 mijë familje në ndihmë ekonomike, përfitojnë dyfishin e pagesës aktuale të ndihmës ekonomike.
2,700 individë me pagesë papunësie, përfitojnë dyfishin e pagesë aktuale të papunësisë