“Paketa anti-KÇK, antikushtetuese”, Fatbardh Kadilli: Rama ka kriminalizuar politikën në Shqipëri

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli nga studio e ABC News është shprehur se paketa Anti KÇK është thjesht një ligj i miratuar nga vetë Edi Rama për të mbrojtur interesat e tij.

Kadilli ka thënë ndër të tjera se është e pamundur të mendosh faktin se si Edi Rama po përpiqet të maipulojë me ligje që janë në shërbim të tij.

“Është tregues i qartë se kemi voluntarizëm nga Rama dhe mazhoranca e tij që nëse nuk ka përshtatje është i gatshëm që të ndryshojë ligjet. Momentet që po kalojmë janë se reforma në drejtësi është dizenjuar keq. Kjo është e papranueshme shoqëria shqiptare duhet të qëndrojnë nga ky fenomen dhe nga gjyqtarët dhe prokurorët. Për herë të parë para dy vitesh është vendosur nga kushtet e Komisionin Evropian është që një nga problemet është mungesa e Gjykatës kushtetuese dhe ne nuk jemi mësuar që gjykata kushtetuese është garanti i vetëm i ekzekutivit. Të paktën është e rëndësishme që shqiptarët tashmë e kanë kuptuar rëndësisnë e institucioneve të drejtësisë. Paketa anti KÇK është në shkelje me kushtetutën dhe këtë e kanë konfirmuar jurishtët dhe ndërkombëtarët kanë thënë se do të merret në shqyrtim dhe do të analizohet me detaje”, tha Kadilli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera përballë gazetares Juli Xhakoxhi, anëtari i kryesisë së PD-së  është shprehur se tashmë parlamenti dhe çdo pushtet tjetër është në duart e Edi Ramës i cili e ka mbushur vendin me deputetë kriminele, kryebashkiake dhe drejtore të ndryshëm të përfshirë në krim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Kadillit Rama është e keqja e këtij vendi dhe duhet të largohet sa më parë nga pushteti.

”Edi Rama po ta ndjekësh gjithë periudhën e fundit po përpiqet që të ndryshojë narrativën. Për 6 vjet shqiptarët panë dhe provuan se Rama ka futur në parlament kriminelë, i bëri deputet, kryebashkiakë dhe drejtorë të rëndësishëm të lidhur me krimin dhe e ktheu shqipërinë në hangar drogë. Ai sot tenton të nisë diçka kundër krimit dhe po tenton të kthejë përmbys të gjithë realitetin e 6 viteve të fundit. Rama ka kriminalizuar politikën në Shqipëri me tolerimin e çdo paraje të pistë që është futur në biznese. Për këtë ai duketë të shkelë dhe kushtetutën. Ai është i qartë në vendimet e tij dëshiron që të bëjë një zhurmë për të gjithë ato që janë aleat me krimin. E gjithë debatin tenton që ta ndajë e mira dhe e keqja, ai është e keqja”, është shprehur anëtari i kryesisë së PD-së për Abc News.

Gjithashtu Fatbardh Kadili ndër të tjera ka theksuar faktin se e vetmja mënyrë për të larguar Ramën nga pushteti është përmes rezistencës së shoqërisë, pasi ndryshe ai nuk e lë pushtetin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?