Paketa Anti-KÇK, Çollaku: Mbivendosje e ligjit Antimafia, banditët aty kanë qenë në bashki, parlament

Për gazetarin Basir Çollaku paketa Anti-KÇK është një mbivendosje ndaj ligjit Anti-Mafia.

Në studion e “360 Gradë” në RTV Ora, Çollaku tha se paketa nuk është asgjë tjetër veçse një amnisti dhe tentativë e kryeministrit  për ta pasur nën kontroll botën e krimit për qëllimet e tij.

“E shoh si amnisti ndaj krimeve si një ligj elektoral. Është një projeksion i kryeministrit që të ketë nën kontroll shumë aktorë dhe faktorë të botës së krimit të cilët në shumicën e rasteve kanë një ortakëri me politikën dhe pushtetin dhe mbeten shënjestër e përbaskët për ti shfrytëzuar kryeministri në të gjitha rastet dhe për ta bërë pjesë të debatit larg vetëvetes. Ata janë më të interesuarit sepse do të dështojnë në mënyrë të përsëritur. Është mbivendosje e ligjit të anti-mafies, ndryshon vetëm emri. Aty kanë qenë trafikantët, pasuritë, hotelet dhe banditët. Një pjesë i kemi parë në bashki, parlament, ministri”, theksoi Basir Çollaku.

SHKARKO APP