Paketa Anti-KÇK, Lleshaj: S’shoh asnjë problem që Komiteti të drejtohet nga ministri i Brendshëm
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pohoi se nuk sheh asnjë problem tek fakti që Komiteti Kombëtar i Koordinimit për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar të drejtohet nga ai.
Përballë analistëve në studion e emisionit ‘Real Story” në ‘News24’ Lleshaj pohoi se roli i këtij komiteti në kuadër dhe të paketës Anti-KÇK që u miratua sot në Kuvend, është vetëm në funksion koordinues.
“Nuk do të jem në krye të komuniteti. Aty nuk flitet për drejtim. Por për kryesim të një tryeze. Mund të ishte fare mirë dhe prokurori i Përgjithshëm. Pse jo politike? Kur flasim për politike, flasim për përfaqësues që shikojnë vullnetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk kanë nga shkojnë pa pasur besim. Shqiptarët zgjedhin politikën, dhe asaj i kërkojnë dhe plotësimin e detyrave dhe objektiva. Nuk shoh asnjë handikap që mos të jetë ministri. Dhe vende të tjera më të zhvilluara kështu e kanë. Në pikëpamje doktrinarë nuk është gabim që prokuroria të bashkëpunojnë me policinë. Komiteti do të ketë funksion koordinues për të përmirësuar parametrat e rendit dhe të sigurisë. Duhet të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. Pavarësia e nënkupton koordinimin, pasi përgjegjësia është e përbashkët.”, tha Lleshaj.