Paketa anti-shpifje, Balla: Shpifësit në gjyq, do paguajnë gjobë

Natasha nga Elbasani vuante nga kanceri i gjirit, por ajo e identifikoi në kohë sëmundjen dhe e mundi atë. Nuk ishte një rrugë e lehtë por Natasha sot gëzon shëndet të plotë dhe bën apel për çdo vajzë e grua.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me deputetët, Evis Kushi dhe Arben Kamani i’u bashkuam zërit të Natashës për ta përçuar edhe më tej thirrjen për ndërgjegjesim kundër kancerit të gjirit dhe rëndësisë së identifikimit në kohë të sëmundjes. Nga Spitali Rajonal i Elbasanit, ku u organizua një aktivitet me gra, vajza dhe personelin shëndetësor, Balla bëri i bëri apel burrave që të nxisni gratë, nënat dhe motrat e tyre të bëjnë kontrollin mamografik.

”Apelin e parë do t’ua bëj burrave, bëhuni të përgjegjshëm dhe nxisni gratë, nënat dhe motrat tuaja të bëjnë kontrollin mamografik. Tashmë shumë kontrolle nuk është nevoja të bëhen në Tiranë, pasi Spitali Rajonal i Elbasanit ka pësuar një transformim të paimagjinueshëm në këto 4-5 vite. Po ndërtojmë një prej urgjencave më të mira në Shqipëri. Po ashtu kemi ndjekur me kujdes të veçantë trajtimin që marrin pacientët e tumoreve në këtë spital. Pak kohë më parë shumë trajtime në lidhje me këtë sëmundje bëheshin në Tiranë, si kimioterapia për shembull”, deklaroi Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë takimit me gratë Balla ka folur edhe për Fondin e Edukimit, ku theksoi se çdo shpifje do shkojë në gjyq dhe shpifësit do të detyrohen të paguajnë gjobë dhe këto para do të shkojnë për Fondin e Edukimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mjaft më humbim kohë me këto historitë e sajuara nga opozita, video pas videoje ku asnjëra e të cilave nuk është e vërtetë, tani regjizori dhe aktorët kanë hesape me drejtësinë. Çdo shpifje do shkojë në gjyq ku shpifësit do të detyrohen të paguajnë gjobë dhe këto para do të shkojnë për Fondin e Edukimit”, tha Balla.

Duke folur për sëmundjen, Balla nënvizoi se është rëndësushme të përçojmë mesazhin për rëndësinë e identifikimit në kohë të sëmundjes.

“Mua më vjen shumë keq që pjesën më të madhe të TV dhe lajmeve ne politikanët e zëmë duke u marrë me njëri tjetrin, por të paktën gjatë këtij muaji duhet të kishim mbyllur gojën të gjithë e të flisnim vetëm për një sensibilizm kombëtar në luftën ndaj kancerit të gjirit.
Mamografia identifikon kancerin e gjirit shumë herët, atëherë kur ndryshimet nuk mund të shihen me sy apo të preken me dorë. Mamografia mund ta dallojë kancerin e gjirit rreth dy vjet para shfaqjes së shenjave, kur ka akoma shanse për t’u trajtuar me sukses. Gati gjysma e kancereve të gjirit, që arrijnë të identifikohen nga mamografia, janë akoma në fazë fillestare dhe mund të trajtohen lehtë, MOS E NEGLIZHONI ATË”, tha Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?