“Paketa anti-shpifje”, PD thirrje Ramës: Mos na nxi më shumë imazhin ndërkombëtar

Partia Demokratike i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të kthejë paketën anti-shpifje, si shansi i fundit për të mos nxirë më shumë imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi theksoi se paketa anti-shpifje ka si qëllim heshtjen e mediave online për të mos publikuar aferat korruptive të Edi Ramës dhe familjes së tij.

Këto janë orët e fundit që Edi Rama ka një shans për të mos nxirë edhe më shumë imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë, si vendi ku media detyrohet me ligj të mbyllë gojën.  

Swiss Digital Desktop Reklama

Paketa e censurës ka si qëllim heshtjen e mediave online për të mos publikuar aferat korruptive të Edi Ramës, të ministrave, oligarkëve me të cilët pasurohet dhe të familjes së tij, që kontrollon cdo interes ekonomik në Shqipëri”, u shpreh Vokshi ndër të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?