Paketa anti-shpifje, Vasili: Këshilli i Europës goditje ndaj diktaturës

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi sot se dërgimi në Komisionin e Venecias i paketës “anti-shpifje” nga Këshilli i Europës është shenja më e qartë e rrezikut që i kanoset demokracisë nga qeveria “Rama”.
Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se një qëndrim të tillë Këshilli i Europës mban vetëm ndaj diktatorëve dhe jo ndaj qeverive të vendeve demokratike. “Goditja më e fundit shumë e rëndë e Këshillit të Europës, i cili ka çuar për interpretim Komisionit të Venecias, Pa-ketën Anti-Shpifje, është një goditje që nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe një qëndrim që mbahet vetëm ndaj diktatorëve. Kjo paketë, e cila është kthyer në Kuvend për rishqyrtim nga Presidenti i Republikës me argumente shumë të fortë lidhur me cënimin e lirive themelore si liria e shprehjes dhe e medias së lirë, janë rrëzuar nga parlamenti monist, duke ju kundërvënë haptazi vlerave themelore që ndajnë demokracitë nga diktaturat dhe duke u vendosur haptazi në krah të kësaj të fundit”,- tha Petrit Vasili.
Ai shtoi se kjo është goditja e dytë e pa precedent e Këshillit të Europës ndaj Edi Ramës, pas goditjes së parë me refuzimin e monitorimit të votimeve moniste të 30 qershorit nga ana e KE dhe Kongresit të Autoritetve Lokale. “Në rastin e çdo qeverie demokratike dhe të pakapur nga krimi, konsultimi me Venecian do ta kërkonte vetë qeveria për realizimin e standardeve sa më demokratike, por në rastin e qeverisë së rilindjes, që është peng i spirales së krimit dhe trafiqeve dhe refuzuese e shqetësimeve të Komisionit Europian, të Këshillit të Europës dhe OSBE-së, apo të organizatave të shumta të gazetarëve shqiptar dhe të huaj, kjo situatë detyron Këshillin e Europës që ti drejtohet ai Venecias me qëllimin për të shpëtuar themelet e demokracisë në Shqipëri”,- deklaroi Petrit Vasili.

SHKARKO APP