”Paketa Antishpifje”, çfarë u pranua dhe çfarë u hodh poshtë

Institucione Ndërkombëtare dhe Kombëtare kanë reaguar ashpër në lidhje me miratimin e dy projekligjeve të ashtuquajtura “paketa antishpifje”, të cilat gazetarët i quajnë “paketa censuruese”. Mbrëmjen e së martës, kryeministri Rama botoi versionin përfundimtar të projektligjit. Ai tha se ky do të miratohet në parlament, dhe se për të kishin rënë dakord me Përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir. Ai shkroi se ligjit i ishin bërë shumë ndryshime. Ai shtoi se OSBE-së do ta ndihmojë qeverinë në hartimin e akteve nënligjore, pas miratimit të këtyre ligjeve në Kuvend. Desir siguroi se zyra e tij do të përpiqet t’i ulë gjobat dhe do të kontrollojë se si do të zbatohen këto ligje.

Hiqet artikulli shpifës, nuk bllokohet faqja e medias

Në projektligjin e mëparshëm, neni 132, pika 5, AKEP mund të mbyllte faqen online të medias pas kërkesës së AMA-s. Kjo ka ndryshuar në projektligjin e fundit: tani AMA mund të urdhërojë AKEP-in të heqë pjesë të caktuara të artikullit ose të bllokojë hyrjen në artikull, nëse gjykohet se ka shkelur ligjin, por jo ta mbyllë fare faqen. Kjo ka qenë një kërkesë e OSBE-së, pra që të mos bllokohej në asnjë rast faqja online e medias, por vetëm i pjesëve të veçanta të një artikulli, apo i të gjithë artikullit të pretenduar si në kundërshtim me ligjin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rriten gjobat

Swiss Digital Mobile Reklama

Në nenin 133 është shtuar një dënim me vlerë nga 100 mijë deri në 600 mijë lekë. Dënimet e tjera nuk kanë ndryshuar nga versioni i mëparshëm. Organizatat ndërkombëtare dhe vendore i kishin kundërshtuar gjobat, pasi ato janë aq të larta sa çojnë në falimentim, edhe nëse më vonë gjykata vendos në favor të medias. Nëse media përsërit tri shkeljet 3 herë gjatë një viti, ajo gjobitet me një vlerë 50 përqind më të lartë. Nëse shkeljet i përsërit 5 herë në një vit, atëherë nuk do të përfitojë lehtësira fiskale për tre vjet. Një gjobë e mëparshme që ishte maksimumi 800 mijë lekë, tani është bërë nga 800 mijë deri në 2 milionë lekë.

AMA-s dhe AKEP-it i kërkohet të mos jenë tepër të ashpër

Sipas projekligjit të ri, AMA duhet të zbatojë masën me më pak ndikim te e drejta për lirinë e shprehjes. Kjo pretendohet se bëhet në përputhje me parimet e domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit. Pra, AMA dhe AKEP duhet të ndërmarrin masa ndëshkuese kur ato e gjykojnë të domosdoshme. Këto masa duhet të jenë në proporcion me shkeljet e bëra nga media. Çdo vendim i AMA-s dhe AKEP-it duhet të tregojë se për sa kohë është i vlefshëm ndëshkimi. AMA duhet të garantojë sa më shumë të jetë e mundur që vendimet për heqjen e përmbajtjes të prekin vetëm pjesët e përmbajtjes që dyshohet si vepër penale, dhe pjesa tjetër e përmbajtjes së botuar të mbetet online.

Edhe kjo ka qenë një kërkesë e OSBE-së

Sidoqoftë, agjencitë e qeverisë e kanë në dorë të gjykojnë nëse një media duhet ndëshkuar apo jo, në çfarë mase është e arsyeshme të ndëshkohet dhe për sa kohë duhet të zgjasë ndëshkimi. Nëse media ankohet në gjykatë pasi i ka shlyer këto ndëshkime, ateherë gjykata do të vendosë për të njëjtat çështje që kanë vendosur më herët agjencitë e qeverisë.

Faqet e mediave bllokohen në rast vepre penale

Në projektligjin e ri, AMA mund të vendosë ta bllokojë një faqe, nëse Autoriteti për luftën kibernetike (AKCESK) ia kërkon këtë AMA-s me arsyetimin se përmbajtja në faqen online të medias përbën vepër penale. Në versionin e mëparshëm, AMA vetëm i merrte mendim këtij institucioni.

Vendimet e AMA dhe AKEP zbatohen pa pritur gjykatën

Një pikë që nuk ka ndryshuar në ligj është se vendimet e AMA-s dhe AKEP-it nuk do të presin për një vendim gjykate para zbatimit, pavarësisht nëse media e çon çështjen në gjykatë. Kjo i jep agjencive të qeverisë fuqinë e një gjykate.

Marrë nga /Exit.al/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?