Paketa antishpifje? Çipa: Jo nga politika

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetet sociale ka paralajmëruar një paketë antishpifje por pa specifikuar se si do të realizohet.

Aleksandër Çipa, gazetar dhe njohës i mirë i komunikimit, thotë se ka nevojë për një rregullator sidomos për media on line por kurrsesi shprehet ai, ky proces nuk mund të iniciohet nga poltika e cila sipas tij është në konflikt interesi me fjalën e lirë.

”Kuptohet që shpifja në hapësirën virtuale është një shqetësim global, është një nga ndotjet më të mëdha që i vijnë shoqërisë njerëzore sot për shkak të kësaj infrastrukture. Këtë shqetësim e ka edhe shoqëria shqiptare, por nismat që burojnë nga një pushtet politik, i cili në një rrethan apo kontekst mund të ketë konflikt interesi janë nisma që paragjykohen. Do të ishte shumë më serioze dhe më e leverdisshme në interes të opinionit publik, që një nismë e tillë të bëhej nga grupet e interesit, të cilat ruajnë atë që quhet integritetin e diferencës nga njëri pushtet në pushtetin tjetër”,-tha Cipa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?