“Paketa Antishpifje”, Fitim Zekthi: Cënohet liria e mbrohet Rama

Pedagogu dhe analisti Fitim Zekthi teksa është shprehur kundër paketën anti-shpifje e propozuar nga qeveria, pasi sipas tij këto ligje cënojnë lirinë e medias. I ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News 24, Zekthi u shpreh se kjo paketë i jep të drejtë AMA-s dhe AKEP të drejtën për të gjobitur mediat. Më tej analisti u shpreh se Rama kërkon të uzurpojë edhe mediat dhe shtoi se në Shqipëri duhet të jesh me Ramën që të marrësh ajër.

“Shpifja në Shqipëri është e dënueshme. Ajo që kërkohet është që mes dy institucioneve AMA dhe AKEP, t’u jepet atyre e drejta që të gjobisin dhe të mbyllin një TV apo portal online nëse konstatohet që kanë bërë shpifje. Ky është problem shumë i madh. Pasi në radhë të parë në mënyrë arbitrare dy institucione që janë qeveritare, pavarësisht se zgjidhen nga parlamenti, që do të vendosin nëse është shpifje apo jo një gjë. Gjëja e dytë është që konteksti që jetojmë në Shqipëri është që ne vuajmë nga kontrolli që ka qeveria mbi mediat. Sot në Shqipëri media nuk është e pavarur. Regjimet ushtarake, despotike, për të kontrolluar mediat kanë dhunën. Sot në Shqipëri që të marrësh edhe ajër duhet të jesh me kryeministrin. Për fat të mirë apo të keq të kryeministrit disa të vërteta do të dalin në media. AKEP dhe AMA s’do jenë asgjë më shumë, por do mbrojnë kryeministrin, ‘policë’ të tij”, u shpreh ndër të tjera Zekthi.

Lexoni edhe..

SHKARKO APP