Paketa ”Antishpifje”, Krasniqi: 3 elementë pse është në dëm të Shqipërisë
Analisti Afrim Krasniqi e cilëson paketën ”Antishpifje”, si në dëmshme për Shqipërinë dhe e konkretizoi këtë me 3 elementë konkretë. ”Nisma e qeverisë për ligjin e ri për mediat është jashtë kohe, jo funksional dhe kosto për Shqipërinë. Shqipëria do të marrë drejtimin e OSBE-së dhe një nga motivet kryesore të këtij drejtimi është mbrojtja e lirisë së shtypit në vende ku cenohet dukshëm liria e shtypit, siç është Turqia dhe vendet të tjera. Ndërkohë që t’i do të shkosh të promovosh këtë gjë, Shqipëria do të bëhet objekt i kritikave të ndërkombëtarëve për lirinë e shtypit. Së dyti, Parlamenti Europian dhe ai gjerman i kanë vendosur kushte Shqipërisë. Ne presim të zgjidhim këto kushte dhe jo të krijohet një kusht i ri. Së treti, të gjithë flasim për Reformën në Drejtësi dhe të gjithë themi se nuk besojmë te politika. Kjo nismë është kundër sistemit të ri të drejtësisë, pasi ja kalon një kompetencë që është tipike për gjykatat, ja kalon një strukture të emëruar nga kryeministri dhe funksionarë të tjerë politikë. Mjaftojnë këto tre elementë për të kuptuar që i gjithë ky proces është pa sens dhe në dëm të Shqipërisë”, tha Krasniqi në ”A2Cnn”.