”Paketa Antishpifje”, Lela-deputetit: Sikur je tapë o burrë i dheut

Komisioni për Edukimin, u mblodh këtë enjte ku u diskutua për ”Paketën Antishpifje” të qeverisë. Të pranishëm në seancë dëgjimore ishin Mark Marku dhe Alfred Lela, të cilët u “përplasën” me anëtarët e komisionit. Në momentin që mori fjalën Alfred Lela, njëri nga deputetët ndërhyri, duke shkaktuar reagimin e Lelës. “Sikur je tapë o burrë i dheut”, tha Lela, ndërsa menjëherë deputeti Halit Valteri iu kthye duke i thënë Lelës se nuk mund t’i drejtohet me ato fjalë asnjërit prej deputetëve. “Po çfarë deputeti je ti? Me gjithë mend e ke? E di veten deputet ti?”, ishte përgjigjja e Lelës.

SHKARKO APP