Paketa e PD-së për ndryshimet kushtetuese, Xhixho: Të mos bëhen sipas orekseve, jo thelbësore për vendin

Për nënkryetaren dhe deputeten e LSI, Erisa Xhihxo, tre propozimet e PD për ndryshimet në kushtetute, nuk janë thelbësore për vendin. Për të ndryshimet nuk duhet të bëhen për interesa të çastit të partive politike, por të kenë një diskutim të gjerë edhe nga ekspertët, pasi duke ju referuar eksperiencave të kaluara, sipas saj ndryshimet në vendin tonë janë bërë sipas orekseve politike.

”PD ka të drejtë të propozojë ndryshime të caktuara. Kur hidhet në diskutim ndryshimi i kushtetues, jam shumë e ndjeshme, sepse shumë herë në vendin tonë është ndryshuar për interesa të çastit. Është kthyer në një dokument që ndërrohet herë pas herë sipas orekseve të partive politike. Kjo nuk është gjë e mirë për vendin apo shtetin për të cilin punojmë.

Personalisht jam për Vetting në politikë, kushdo që ka abuzuar apo ka kryer korrupsion të ndiqet penalisht për veprimet apo mos veprimet e tij. Edhe Komiteti i Helsinkut shprehu shqetësimet për ndryshimet Kushtetuese, të cilat duhet të diskutohen dhe ekspertë. Propozimet për ndryshimet Kushtetuese nuk janë thelbësore, mendoj se vendit i nevojiten ndryshime thelbësore kushtetuese.

Reforma territoriale se ka kryer qëllimin për të cilin u krijua. Duhet një reformë që të mbështet në disa parime, i pari duhet të jetë që ti shërbejë qytetarëve, nuk do të doja që kjo reformë të ishte ndonjë reformë e një pazari apo pjesë e interesave të partive politike siç ka qenë dhe më para.

Reforma territoriale të mbështet në parime thelbësore dhe të jetë pjesë e një diskursi politik me qytetarët. Nëse kjo reformë e cila padyshim është e domosdoshme, dhe kërkon një transparencë me qytetarët, vendimmarrja do jetë hap pas hapi. Një gjë që duhet të na shqetësoj në Shqipëri është se nuk ka debat për shumë çështje”,-tha në ”Report Tv”.

SHKARKO APP