Paketa e Ramës për krizën energjitike, Fatmir Xhafaj: Jep garanci pozitive, por nuk është e mjaftueshme
Të shtunën kryeministri Edi Rama prezantoi planin e qeverisë për krizën energjitike, por deputeti i PS-së Famir Xhafaj thotë se paketa e propozuar jep garanci pozitive, por nuk është e mjaftueshme.
”Për mendimin tim do të duhet të ketë një diskutim shumë më të gjerë se kaq. Së pari është pozitive të diskutojmë, si do ta përballojmë? Çështja është sesi do ta trajtojmë këtë problem, si do të mund të rrisim pavarësinë tonë energjitike dhe pasurinë tonë në këtë fushë.
Si mundet që të shfrytëzojmë për të krijuar më shumë burime energjie, duke qenë se është mekanizmi kryesor në ekonomi dhe Shqipëria është një vend i pasur me burime energjetike. Nuk ështe e mjaftueshme vetëm ajo që prezanaton qeveria, por në vlerësimin tim duhet të hapet një diskutim me gjithë aktorët e kësaj fushe”,-tha për ”Report Tv”.