Paketa e zgjeruar financiare, Rama zbulon kush përfiton

Asahtu siç e paralajmëroi, kryeministri Edi Rama përmes një video live në facebook, prezantoi paketën e zgjeruar financiare. Sipas tij, prej saj përfitojnë 176 000 familje dhe individë.

“Paketa e parë na ndihmoi në zbutjen e dhmbjeve të atyre që u prekën menjëherë. Ato biznese që u mbyllën me urdhër të qeverisë: bizneset, dyqanet dhe pensionistët. Ndihma ekonomike u dyfishua. Atyre të biznesit të vogël iu akordua një ndihmë. Pensionistëve iu rrit pensioni. Mbështetja nuk do të mbaronte aty. Plot të tjerë janë goditur drejtpërdrejt dhe me të drejtë kërkojnë dhe meritojnë ndihmë. Goditjet kanë qenë valë-valë, por kjo paketë e zgjeruar do të mbështesë plot 176 000 të tjerë individë dhe familje. Do i japim mjetin financiar për t’ia lehtësuar 40-ditëshin vendimtar deri në fund të majit”.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë sqaroi se kush do të jenë përfituesit. “10 mijë punonjës të turizmit; 66 mijë punonjës që janë larguar, pezulluar nga biznesi i madh mbi 14 milionë lekë të reja xhiro në vit; 100 000 punonjës në biznese të vogla që kanë punuar me xhiro minimale për shkak të mbylljes dhe nuk përfituan nga paketa e parë. Për kategorinë e 100 mijë qytetarëve që përfshihen ata që janë në biznesin e vogël, do vëmë në dispozicion 4 miliardë lekë dhe çdo individi në këtë kategori do i japim 400 mijë lekë (tw vjetra) drejtpërdrejtë. Për punonjësit që e kanë humbur punën në biznes private 66 mijë punonjës do vëmë në dispozicion 2.64 miliardë lekë dhe ata do marrin 400 mijë lekë (tw vjetra) direkt. Për turizmin, fasonë e veprimtaritë prodhuese paketa e zgjeruar do krijojë kapital qarkullues, por në listën e individëve që do ndihmohen drejtpërdrejt janë edhe 10 mijë punonjës që do marrin 400 mijë lekë (tw vjetra), bëhet fjalë për 4 milionë dollarë të tjera”.

SHKARKO APP